Deklaratat e fundit të Alfred Cako kanë rikthyer në vëmendje disa nga teoritë më të debatueshme që ai ka ngritur ndër vite në hapësirën publike. Në një reagim të fortë, Cako kujton pretendimet e tij të mëhershme mbi figura dhe çështje të njohura ndërkombëtare, duke theksuar se, sipas tij, shumë nga temat që dikur konsideroheshin tabu apo të papranueshme për debat publik, sot po diskutohen më hapur. Ai shprehet se për vite me radhë ka hasur kundërshtime, kritika dhe mosbesim, ndërsa tani kërkon reflektim nga publiku për reagimet e së kaluarës.
Këto deklarata kanë ndezur sërish diskutime të forta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, mes atyre që i mbështesin qëndrimet e tij dhe atyre që i konsiderojnë ato si teori të pabazuara. Debati mbetet i hapur: a po ndryshon perceptimi publik për temat që dikur konsideroheshin të paprekshme dhe pse këto deklarata vazhdojnë të ngjallin kaq shumë reagime?
Alfred Cako: E mbani mend kur ju flisja për Epstainin, për kontrabandimin e sakrificat e fëmijëve si edhe për ‘korrjen’ e adrenokromit?
Po kur ju flisja, me dhimbje sigurisht (ah, sa do të doja të mos ishte e vërtetë), për Nënë Terezën dhe biznesin e saj të fshehtë, a ju kujtohet?
Kur vija theksin publikisht tek këto çështje, edhe moderatorët kanë pasur frikë të më dëgjonin dhe ‘ndrronin kanal’ në bisedë pasi edhe ata mendonin se ndoshta “kisha marrë mall të keq” dhe kishin frikë prej përgjegjësisë ndaj të ftuarve ‘jo-normalë’ siç kam qenë e jam unë! Më kujtohet i ndjeri Tur Zheji që u tmerrua kur ja thashë këto fjalë në emisioni i tij 360° më 2019. Dhe sa herë që shkoja më lutej të mos flisja për këtë temë se ishte përtej vijës së kuqe të një llogjike normale.
Sa nga ju më kanë shpotitur e sulmuar nëpër komente? A ju kujtohet ju trukyçurve që jini sjellë verbërisht me komente? Ka ndonjë falje, me që ra llafi?!
Tell the TRUTH and the TRUTH shall set you FREE!
E vërteta mund gjithçka, edhe frikën!
