Elma nga Sanxhaku: Vështirë të jesh shqiptare në Sanxhak,por unë personalisht nuk e kam problem,nuk kam frikë të deklaroj publikisht

Intervistë e re me një shqiptare krenare nga Novi Pazari , Elma Elma .🦅

1.Nga jeni,Elma?
-Unë jam nga Novi Pazari.

2.Cila është puna juaj?
-Jam studentja.

3.Kur keni filluar të ndiheni shqiptare?
-Fillova të ndihem shqiptar gjatë rritjes duke dëgjuar historitë e gjyshit tim të vjetër që ende kultivon traditën shqiptare. Na thoshte gjithmonë se ne jemi shqiptarët nga fisi Shala, dhe na thoshte gjithmonë fjalët: “Kudo që të jeni, mos harroni kush jeni dhe mbani traditat tuaja qe ishin fjalet e tij.”

4. Unë pashë guximin tim tek ju. A keni ndjerë ndonjëherë frikë për veten dhe familjen tuaj? Sepse të gjithë e dimë që të jesh shqiptar apo shqiptare në Sanxhak është shumë e vështirë.
-Fatkeqësisht është shumë e vështirë të jesh shqiptare në Sanxhak,por unë personalisht nuk e kam problem,nuk kam frikë të deklaroj publikisht se kush jam dhe kujt e përkas, mendoj se është e drejta e çdo qytetari dhe nuk do të lejoj askënd që të më prekë dhe të më largojë nga ndjenja që kam tani.

5.Cili ka qenë momenti vendimtar kur i keni thënë vetes se jeni shqiptar?
-Epo thjesht lexova në internet, hulumtova dhe dëgjova historitë e më të mëdhenjve tanë dhe më tërhiqja gjithnjë e më shumë të deklarohesha si shqiptare dhe thjesht me atë ndjenjë gjaku rrjedh në mua,gjaku jonë shqiptar!

6.Jeni nënë e dy vajzave, a u mësoni atyre kulturën dhe historinë tonë?
-Sigurisht që mundohem në çdo mënyrë t’u shpjegoj se kush jemi në. Që vajza ime e vogël shpesh të thotë mami ne jemi Shqipe 🇦🇱 që sigurisht në si prindër kemi detyrim t’i mësojmë fëmijës traditën tonë dhe kulturen shqiptare.

7.Dhe së fundi, a keni pasur ndonjë problem në Sanxhak apo më tutje sepse, siç po shoh, postoni me ngulm foto të flamurit tonë shqiptar?
-Sa i përket Sanxhakut, nuk kam pasur kurrë problem.

Dhe vetëm këtë doja të tregoja në një rast kur kam qenë në Austri, shkova për një shëtitje nëpër dyqane dhe kisha veshur këtë xhemper me flamurin tonë shqiptar, por takova dy gra shqiptare që në fillim më shikonin çuditërisht. Mendova se xhamperi po i shqetësonte, por njëra prej tyre mblodhi kurajo dhe më pyeti, “nga je” “Jam nga Sanxhaku” e pergjigja, me perqafoi dhe me tha ti je vajza jone shqiptare.

Zemra ime u mbush me lumturi sepse gjaku nuk është ujë!