Një rrëfim që trondit historinë dhe hedh dritë mbi prapaskenat e errëta të Pavarësisë së Shqipërisë po rikthehet në vëmendje.
Studiuesi dhe gazetari Marin Mema zbulon detaje të panjohura për planet e fuqive të huaja – nga intrigat greke e serbe, deri te ndikimi osman – që tentuan të pengonin lindjen e shtetit shqiptar.
Takime të fshehta, negociata të tensionuara, goditje politike dhe mistere që lidhen me ngjitjen e Ismail Qemalit në krye të lëvizjes për pavarësi.
Çfarë ndodhi në prapaskenë? Kush punoi kundër Shqipërisë dhe cilat plane u thurën për të ndalur shpalljen e saj si shtet i pavarur? Një dokumentar që sjell të pathënat e historisë dhe faktet që nuk u treguan kurrë më parë.
