Nga Adriatik Doçi
Doktor! Të falenderoj pa masë që më përmend çdo javë, ndonëse duke gënjyer si zakonisht.
Së pari, Linda Ramën e kam parë vetëm në televizor. Edhe sikur t’a kishte zonja Rama, dosjen mund të m’a jepte në mënyrë të fshehtë, me korrier etj., dhe jo si marrëveshje dypalëshe në publik.
Së dyti, Arben Ahmetaj nuk pretendon se Linda Rama më paskërka dhënë mua faturat e hoteleve. Ky është një trillim që ka dalë nga koka juaj dhe goja e Çim Pekës.
Së treti, koordinimi me Altin Dumanin do të ishte një nder dhe privilegj për mua, meritë të cilën fatkeqësisht nuk e kam. Po më vesh me një fuqi dhe lojë që nuk i përkas, ndonëse do të doja të ishte ashtu siç gënjeni ju.
Si gjithmonë, në fund, disa pyetje;
Si i keni mësuar gjithë këto komplote dhe intriga kur nuk dinit se kishit baxhanak?!
Si i bëre 40 shtëpi pa futur dorën në xhep?
Çfarë të kujtojnë emrat e Ismail Mulletit, Ilir Karçinit, Bashkim Ulajt, Rezart Taçit, Damir Fazlliçit dhe Klod Allajbeut?
Për pyetjen e fundit mendohu para se të gënjesh si për baxhanakun pasi mund të të pyesin shumë shpejt në SPAK në kuadër të hetimit pasuror!
