500 vjet më parë në qendër të Venecias ka pasur një shkollë shqipe. Dëgjojeni historinë

Pak kush e di se rreth 500 vite më parë, në qendër të Venecias – një nga qytetet më të fuqishme të Europës së Mesjetës – ka funksionuar një shkollë shqipe për komunitetin shqiptar që jetonte atje. Një histori e jashtëzakonshme që dëshmon për praninë, kulturën dhe organizimin e shqiptarëve në një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit europian.

Në atë kohë, Venecia ishte strehë për mijëra shqiptarë që kishin emigruar pas pushtimeve osmane. Ata jo vetëm që u integruan në jetën ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Venedikut, por ruajtën me fanatizëm gjuhën dhe identitetin e tyre. Pikërisht për këtë arsye u krijua edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe, historia dhe traditat e të parëve.

Dokumentet historike flasin për një komunitet të organizuar shqiptarësh me kishat, vëllazëritë dhe institucionet e veta kulturore. Shkolla shqipe në Venecia konsiderohet sot një nga dëshmitë më të forta të përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë. Një histori që dëshmon se rrënjët e arsimit dhe kulturës shqiptare në Europë janë shumë më të thella sesa mendohet.