Mirdita mbetet një nga trevat më të veçanta të historisë shqiptare, ku tradita, besimi dhe identiteti arbëror janë ruajtur ndër shekuj me krenari të rrallë.
E njohur si një zonë që ka mbajtur gjallë emrat dhe frymën e Arbërisë, kjo trevë 100% katolike konsiderohet nga shumëkush si zemra shpirtërore e Shqipërisë.
Madje, nëse harta e vendit krahasohet me trupin e njeriut, Mirdita qëndron pikërisht aty ku rreh zemra – simbol i qëndresës, besimit dhe krenarisë kombëtare që vazhdon të jetojë fort edhe sot.
